Moviola e Elbasani-Partizani/ Koçi dhe VAR-i nuk tolerojnë, i kuqi dhe penalltitë qëndrojnë (VIDEO)
Arbitrimi ishte protagonist absolut dhe vendimtar në ndeshjen e luajtur të shtunën mes Partizanit dhe Elbasanit në “Elbasan Arena”, e fituar nga vendësit me shifrat 2-0 me dy penallti të shndërruara në gol. Këto dy momente dhe kartoni i kuq i akorduar për Mehmetin janë vendimet për t’u diskutuar për kryesorin Koçi dhe Dodën në VAR.

Në të trija rastet, vendimet duket të jenë brenda rregullores, teksa në rastin e kartonit të kuq, arbitri zgjedh të mos menaxhojë apo të tolerojë, por të respektojë rregulloren në mënyrë rigoroze. 14’ Koçi ndëshkon me karton të verdhë Prekën për një mbajtje të kundërshtarit në gjysmëfushën e Elbasanit.
Ky moment ishte edhe detaji ku Abilaliaj i kap pas ndeshjes. Duhet thënë se ky karton mund të shmangej nga ana e gjyqtarit.
34’ Zhoel rrëzohet në zonë pas një kontakti me Sembene, teksa gjyqtari jep rivënie anësore. Megjithatë, pasi komunikon me dhomën e VAR-it, ku survejonin Dodaj dhe Beqiraj, ftohet të shohë pamjet dhe në pas bën shenjë nga pika e bardhë e penalltisë. Vendim i drejtë i gjyqtarit pas rishikimit të pamjeve, ku duket se sulmuesi i Elbasanit ka prekur i pari topin dhe ai i Partizanit këmbën. Nuk është ndërhyrje me intensitet, por duket qartë se sulmuesi i ka marrë kohën dhe ka përfituar nga naiviteti i Sembene. (VIDEO) (VIDEO)
72′ Mehmeti lë Partizanin me një lojtar më pak në fushë, pasi merr të verdhin e dytë brenda një minute. Tek e para e ka për protesta dhe nuk është e qartë se çfarë i ka thënë gjyqtarit, ndërsa e dyta për një ndërhyrje të ashpër ndaj Arsen Kasës në mesin e fushës. Edhe pse kartonë të marrë në harkun e pak sekondave, duken vendime të drejta të gjyqtarit në fushën e lojës. Duket theksuar se për këtë rast VAR-i nuk mund të ndërhynte, pasi rregullorja nuk e parashikon këtë kur akordohet karton i verdhë. (VIDEO)
83′ Zhoel rrëzohet në zonë pas dyluftimit me Sembene. Fillimisht gjyqtari vazhdon lojën, por është VAR që e thërret sërish. Ashtu si në penalltinë e pjesës së parë, kryesori ndërron mendje dhe akordon penallti. Nga pamjet Xhoel prek i pari topin dhe Sembene humbet kohën, ndërsa sfera shkon në duart e Qirkos. Situata duket e ngjashme me penalltinë e parë. Dinakëri e sulmuesit dhe shkujdesje e mbrojtësit. (VIDEO) + (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













