Moviola e Egnatia-Tirana / Xhaja gabon te 11-metërshi, e shpëton VAR-i (VIDEO)
Ndeshja mes Egnatias dhe Tiranës ka pasur disa raste për moviolë. Bëhet fjalë për dy kartonë të kuq dhe një penallti të anuluar nga VAR-i. Kryesori është i saktë te kartonët, por te penalltia e Ernestit, edhe pse është pranë, gabon në gjykim. E shpëton teknologjia.

Minuta e 73-të: Egnatia mbetet me 10 lojtarë, pasi Ujka ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë, duke ndaluar një aksion premtues të Tiranës. Vendim i drejtë i kryesorit. Kartoni i parë i verdhë ishte marrë në të 56-ën nga Ujka për një faull ndaj Veras. (VIDEO)
Minuta e 86-të: Kartoni i dytë i verdhë edhe për Veran dhe automatikisht i kuq, i cili ndalon Zejnullain gjatë një aksioni premtues. Vendim i drejtë i Xhajës, ndërsa kartoni i parë i verdhë u mor nga lojtari i Tiranës në minutën e 45-të të takimit. (VIDEO)
Minutat 87-89-të: Ernest hyn në zonë nga e majta, Uotlai ndërhyn dhe sulmuesi i Tiranës rrëzohet. Xhaja jep menjëherë penallti për bardheblutë, por pastaj ftohet nga VAR-i të shohë pamjet dhe ndërron mendje. Vendim i drejtë i dhomës VAR që ndërhyn. Lojtari i Egnatias ka hequr topin dhe arbitri ka gabuar. (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













