Moviola e Egnatia-Laçi/ Dyshime për 2 penallti, nga një për çdo ekip (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 11, 2025 | 13:57

Moviola e Egnatia-Laçi/ Dyshime për 2 penallti, nga një për çdo ekip (VIDEO)

Shumë kartonë të akorduar nga kryesori Enea Jorgji, disa prej tyre jashtë fushë për pjesëtarët e stafeve teknike. Gjatë lojës pati edhe dy momente, që ngritën dyshime, nga një për çdo skuadër.bandicam 2025-01-11 13-56-30-82267′ Rasti më i diskutueshëm i sfidës. Rrogozhinasit pretendojnë për penallti, pasi Ujka godet drejt portës dhe Mjaki kërcen, por topi e prek në dorë. Jorgji vijon lojën dhe nuk thirret as nga sistemi VAR. Pamjet tregojnë se ka prekje të topit me dorë, por duket natyrale, jo e vullnetshme për të devijuar topin, ndaj dhe vendimi duket i drejtë. (VIDEO)

81′ Bullari futet në zonë dhe ka një ndërhyrje ndaj tij nga ana e Dylis, me sulmuesin që rrëzohet dhe kërkon penallti. Vijon lojën sërish Jorgji, ndërkohë që kontakti nuk mungon. As në këtë rast VAR-i nuk ndërhyn dhe dyshimet mbeten. (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL