Moviola e Egnatia-Elbasani/ VAR-i si zot, vendos lojën dhe ndez tensionin në stadium (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2026 | 17:13

Moviola e Egnatia-Elbasani/ VAR-i si zot, vendos lojën dhe ndez tensionin në stadium (VIDEO)

Kjo ndeshje nuk mund të kuptohej pa VARin, i cili u bë protagonist në momentet kyçe dhe në shumë mënyra vendosi fatin e takimit. Vendimet e teknologjisë për rishikimin e golave dhe penalltive ndryshuan dinamikën e lojës dhe emocionet në stadium, duke e kthyer sfidën në një duel dramatik jo vetëm mes skuadrave, por edhe mes arbitrave dhe sistemit VAR.

bandicam 2026-01-18 18-27-53-395

MINUTA E 35-të: Loukili merr topin në kufijtë e zonës, rrotullohet dhe gjuan duke mposhtur Dajsinanin. Fillimisht golin e anulon vijërojtësi, por pas ndërhyrjes së VAR-it vendimi përmbyset dhe golin e miqve e konfirmon për pozicion të rregullt. (VIDEO)

MINUTA E 44-rt: Pas një harkimi në zonë, Xhemajli gjuan me kokë, por sfera shkon në duart e Janaçek. Rrogozhinasit kërkojnë penallti për prekje të topit me dorë nga Lila, por kryesori Çelaj nuk e konsideron të nevojshme. Ai komunikon me sistemin VAR, por mbetet i njëjtë në vendimin e fushës, duke mos e parashikuar aksionin. Mund të ishte penallti. (VIDEO)

MINUTATA 60-62: Përsëri ka protesta nga Egnatia për një prekje topi me dorë të Lilës pas krosimit të Ndrecës nga e majta. Gjyqtari jep fillimisht goditje këndi, por më pas shikon pamjet me VAR dhe ndryshon vendimin, duke akorduar penallti nga pika e bardhë. Moment shumë i dyshimtë, edhe për faktin se nga pamjet nuk kuptohet qartë nëse prekja është brenda apo jashtë zone. (VIDEO)

MINUTAT 70-74-ër: Protesta të tjera të Egnatias për prekje të topit me dorë nga Olberkis në zonën e Elbasanit, pas disa rasteve të radhës para Janaçek. Fillimisht gjyqtari lë lojën të vazhdojë, por më pas VAR-i e fton të rishikojë pamjet dhe vendos në fund penallti për vendasit. Sërish e dyshimtë, për vetë faktin se fillimisht topi prek këmbën e Olberkis dhe më pas dorën. (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL