Moviola e Egnatia-Elbasani/ Shtatë minuta për të vendosur golin, vetëm një rast për t’u diskutuar (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 9, 2026 | 18:29

Moviola e Egnatia-Elbasani/ Shtatë minuta për të vendosur golin, vetëm një rast për t’u diskutuar (VIDEO)

Në minutat shtesë të pjesës së parë, Boje nis një kundërsulm të shpejtë dhe pason për Ze Gomes, i cili shënon me lehtësi, duke mposhtur portierin Tandilashvili. Por festimi u zbeh menjëherë. VAR vendosi të ndërhynte dhe të shqyrtonte golin për rreth 7 minuta, një vonesë e pazakontë që nxiti nervozizmin te lojtarët dhe tifozët.

Screenshot 2026-04-09 182756

Në fund, goli u konfirmua, por kjo ndërprerje e gjatë la ndjesinë se teknologjia po luante me ritmin e ndeshjes, duke e kthyer emocionin në pritje të padurueshme.

Minutat 44’–45’+6: Boje nis një kundërsulm të shpejtë dhe pason për Ze Gomes. Sulmuesi nuk e ka të vështirë të dërgojë topin në rrjetë, duke mposhtur Tandilashvilin. Ka dyshime për pozicion jashtë loje, me VAR që kontrollon pamjet për rreth 7 minuta, përpara se të konfirmojë golin. (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL