Moviola e Egnatia-Dinamo/ Yzeiri e bën lëmsh që në fillim, e shpëton “VAR”-i nga… i kuqi
Në tërësi ishte një ndeshje e menaxhuar mirë nga gjyqtari, edhe për faktin se nuk pati shumë raste të dyshimta. Probleme pati vetëm me “lëmshin” që u bë në fillim, ndërsa kartonët e kuq ishin të saktë.

5’-8’ Në minutën e pestë, kryesori Olsion Yzeiraj akordon goditje dënimi për blutë dhe karton të verdhë për Sotën. Kalojnë disa sekonda dhe blutë po bëheshin gati të ekzekutonin gjuajtjen e dënimit. Njëkohësisht, VAR po shihte për të kuq për Sotën dhe gjatë kësaj kohe evidenton që më herët Bregu ishte në pozicion jashtë loje dhe zhbën vendimin e parë për faull dhe karton të verdhë. Ky moment solli shumë polemika në fushë si edhe në tribunë, pasi blutë kërkonin kartonin e kuq me të drejtë, ndërkohë që “VAR” ndërhyri për të dhënë të kuqin, e më pas u pa që në aksion ka një pozicion jashtë loje, duke e nxjerrë këtë aksion null. Gjithsesi, arbitrat në fushë gabuan me vendimin e parë, sepse duhej dhënë pozicion jashtë loje dhe jo goditje dënimi, e gjithashtu, nëse do të ishte goditje dënimi, duhej dhënë karton i kuq si lojtar i fundit gjë që e rregulloi sistemi VAR më pas. (VIDEO)
80’ Kartoni i dytë i verdhë për Lorran! Mbrojtësi ndëshkohet me të kuq dhe lë dinamovitët me 10 futbollistë. I saktë vendimi, që nuk lë shumë vend për interpretim. (VIDEO)
90’+3’ Xhemajli merr të dytin e verdhë duke ndalur Guindon dhe largohet me karton të kuq. Faull taktik dhe vendim i drejtë i kryesorit. (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













