Moviola e Egnatia-Dinamo/ Jorgji bën gjithçka mirë, VAR-i shpëton asistentin (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 21, 2026 | 11:37

Moviola e Egnatia-Dinamo/ Jorgji bën gjithçka mirë, VAR-i shpëton asistentin (VIDEO)

Egnatia-Dinamo çelën javën e 25-të të Superiores, në një takim ku rrogozhinasit arritën të fitonin në fund. Në tërësi, ishte një ndeshje e menaxhuar mirë nga Jorgji, teksa ndihmësit mund të bënin më mirë në rastin e penalltisë së akorduar nga kryesori.bandicam-2026-02-20-19-17-40-91119′-11′ Berisha niset në kundërsulm dhe ndalet nga Dajsinani në mënyrë të parregullt në zonë. Jorgji bën shenjë nga pika e bardhë dhe akordon penallti, duke ndëshkuar edhe portierin me karton të verdhë. Por, kryesori anulon 11-metërshin, ashtu edhe kartonin e verdhë për Dajsinanin, pasi nga verifikimi me VAR rezulton se Berisha ishte nisur nga pozicion jashtë loje.  (VIDEO)

34′ Ismaili mbetet i shtrirë në tokë, ndërsa Alijev afrohet me vrull dhe e godet me trup në kokë. Gjithçka duket se ishte padashje dhe më shumë se ndërhyrje e Alijev, dukej si një përplasje e cila kalohet pa karton nga Jorgji, megjithëse miqtë pretenduan edhe për karton. (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL