Moviola e Dinamo-Teuta/ Penalizim i çuditshëm për Maliqin, Prenga i fal të kuqin Përgjonit (VIDEO)
Dinamo dhe Teuta kanë ndarë pikët në “Elbasan Arena”, aty ku Dinamo është rikthyer te kartonët e kuq. Këtë herë ka qenë Bekim Maliqi që ka marrë një të kuq të çuditshëm për simulim, ndërkohë që mungon një karton i kuq për Teutën, pas ndërhyrjes pranë zonës nga Përgjoni.
61’ Maliqi ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë për simulim pas një kontakti me Tolin. Moment shumë i dyshimtë dhe një karton zemërgjerë i arbitrit, duke pasur parasysh se Maliqi e kishte një të verdhë. Nuk ka ndërhyrje apo rishikim të aksionin në monitor nga ana e arbitrit. (VIDEO)
66’ Karton i verdhë për Përgjonin, i cili ndal në mënyrë të parregullt Guindon. Dinamovitët kërkojnë të kuq, por kryesori nuk ndërron mendje, ndoshta për faktin se pranë lojtarit ishte edhe Zhongo dhe nuk e cilësoi si lojtar të fundit. Edhe në këtë rast nuk ka rishikim të pamjeve në VAR. (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













