Moviola Dinamo-Vora/ VAR shpëton Rustën & Co, anulon dy gola e jep një penallti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 20, 2025 | 21:08

Moviola Dinamo-Vora/ VAR shpëton Rustën & Co, anulon dy gola e jep një penallti

Dinamo arriti të fitonte ndaj Vorës me rezultatin 2-1, në një sfidë ku nuk munguan polemikat dhe gabimet e gjyqtarëve, megjithatë sistemi VAR ndërhyri disa herë duke minimizuar kërkesat e lojtarëve.

bandicam 2025-12-19 18-31-59-173

6’ Bardhi kroson nga goditja standarte në zonë, Fazlagiç gjuan me kokë dhe nuk fal portierin Teqja. Kryesorja Rusta dhe asistentja e parë Kapxhiu e konsideruan gol të rregullt, por pas verifikimit në VAR goli nuk vlen për shkak të pozicionit jashtë loje.

20’ Krosim i lartë në zonë aty ku Guindo ndal topin me dorë duke tentuar ta largojë me kokë. Rusta është shumë pranë aksionit dhe bën me shenjë që loja duhet të vazhdojë. Pak minuta më vonë, VAR ndërhyn sërish, teksa Rusta akordon penallti për Vorën.

49’ Teikseira shënon golin e barazimit për Dinamon pas një krosimi në zonë dhe goli akordohet i rregullt. Pas festës, Rusta kërkon konsultimin me dhomën VAR dhe pas komunikimit në kufje, konfirmohet.

73’ Qardaku merr topin dhe bën lëvizje të mirë duke tronditur ishskuadrën e tij, për të shënuar golin e tretë. Pas rishikimit në VAR, Rusta anulon golin për faull të shkaktuar ndaj Ruzgis, duke e kthyer edhe një herë tjetër vendimin e fushës.

78’ Bregu ka topin në zonë dhe tenton të godasë por topi largohet nga një prej mbrojtësve të Vorës teksa ka edhe pretendime për penallti nga ana e dinamovitëve pasi Bregu merr një goditje në këmbë. Megjithatë, Rusta lejon lojën dhe nuk ka ndërhyrje as nga sistemi VAR.

PANORAMASPORT.AL