Postuar: Shkurt 6, 2025 | 21:00
Moviola Bylis-Egnatia/ Gjykoi Emanuela Rusta, dyshime për një penallti
Ndeshje e djeshme çerekfinale e Kupës mes Bylisit dhe Egnatias në Ballsh u gjykua nga Emanuela Rusta, që nuk u bë protagoniste.

10′ Top i gjatë drejt zonës së Egnatias, aty ky Ualison e ul, por pretendon për prekje të topit me dorë dhe penallti në favor të Bylisit, Pamjet janë të paqarta për shkak të rrezatimit të diellit, por më së shumti të krijon idenë e lojës së rregullt.
23′ Egnatia arrin të shënojë me Ujkën në minutën e 23-të. Mesfushori lezhjan shërbehet nga një top i gjatë nga mbrojtja, e ul mirë, e udhëheq deri te Hasanbelli dhe më pas tund rrjetën. Ka dyshime për pozicionin e mesfushorit, por pamjet e nxjerrin të pozicionuar si duhet.
PANORAMASPORT.AL













