Misteri “Sodik”, dështon transferimi i lojtarit të kombëtares së Nigerisë te Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2025 | 23:14

Misteri “Sodik”, dështon transferimi i lojtarit të kombëtares së Nigerisë te Partizani

Transferimi i Ismaila Sodik nga Remo Stars te Partizani ka dështuar. Kjo është çfarë raportohet nga Nigeria, për lojtarin që numëron paraqitje me përfaqësuesen e tij.

Screenshot 2025-01-27 181320

Sodik u përfol si zëvendësuesi i Hadrojt te “demat”. Ky i fundit u largua në Ukrainë gjatë kësaj merkato.

Te Partizani gjithçka u tregua e kryer, ndërsa vetë 21-vjeçari ishte i pranishëm në disa seanca stërvitore. Mungesa e tij më pas solli zëra, për oferta të ndryshme që e kishin tërhequr.

Tashmë kanë mbetur pak ditë nga përfundimi i merkatos dhe Partizani duhet të mendojë për tjetër alternativë.

Screenshot 2025-01-27 175336

Postimi i parë i Sodik, i cili rikthehet te skuadra e Remo Stars. Futbollisti nigerian shkruan:Një e shkuar e dhimbshme mund të ndërtojë një të ardhme të pathyeshme. Kokën lart”.

Screenshot 2025-01-27 183751

PANORAMASPORT.AL