“Mister 100”-shat, kush po e shkruan historinë e Egnatias

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2025 | 8:29

“Mister 100”-shat, kush po e shkruan historinë e Egnatias

Egnatia është relativisht një ekip i ri në elitën e futbollit shqiptar. Praktikisht, në pesë vite ka nisur një “erë” e re për këtë klub futbolli.egnatiaPresidenti Agim Demrozi e mori nga Kategoria e Dytë dhe në fund e ka dërguar te titulli kampion në Shqipëri dhe pjesëmarrëse në kupat e Europës. Qëllimi është që të vazhdohet sa më gjatë me këtë ritëm, ku dihet që shembulli për t’u ndjekur sa i përket historisë së bërë është Skënderbeu. Mirëpo, për momentin në kampin rrogozhinas i kënaqen kësaj që kanë arritur, me shpresën se bëhet fjalë vetëm për fillimin e një cikli fitues në futbollin shqiptar.

“MISTER 100” Praktikisht një ekip i rilindur këto pesë vitet e fundit ka nisur të ketë edhe lojtarët e vet që në njëfarë mënyre mund të cilësohen edhe si flamujt e saj. “Panorama Sport” ka bërë një vëzhgim sa i përket situatës me lojtarët që kanë pasur më shumë paraqitje në historinë e Egnatias, duke iu referuar gjithmonë këtyre pesë viteve të fundit. Për t’u futur në këtë listë, duhet që së paku një lojtar të ketë pasur 100 prezenca. Praktikisht, janë katër futbollistë që i kanë në këmbët e tyre më shumë se 100 takime dhe të katërt janë ende pjesë e rrogozhinasve.

I pari që i prin, është mesfushori Arbin Zejnullai me plot 133 ndeshje, ku edhe ka shënuar 12 gola për kampionët.

I dyti në këtë listë është Abdurraman Fangaj me 127 takime si rrogozhinas, ku ka shënuar vetëm një gol. Podiumin me më shumë ndeshje me kampionët e mban Fernando Medeiros.

Braziliani ka luajtur në 110 ndeshje dhe ka shënuar 19 gola për ekipin e drejtuar nga Edlir Tetova.

Ai që mbyll listën e atyre që kanë arritur kuotën e 100 ndeshjeve me Egnatian është kapiteni Renato Malota. Mbrojtësi ka luajtur në 104 ndeshje dhe ka shënuar tre gola. Kjo katërshe janë ata që kanë fituar gjithçka të mundshme me Egnatian, ku sigurisht më kryesorët janë dy titujt kampionë dhe kupa të Shqipërisë.12TË TJERËT Nga futbollistët e tjerë, ata që i afrohen më shumë kuotës së 100 ndeshjeve me skuadrën e Egnatias janë Albano Aleksi, i cili ka shkuar në kuotën e 80 përballjeve si rrogozhinas. Pas tij, është Arbenit Xhemajli me 76 ndeshje dhe Edison Ndreca me 66. Në letër kanë ende shanse të arrijnë kuotën e 100 ndeshjeve këtë sezon, nëse do të vijojnë të jenë pjesë e kampionëve. Të gjithë të tjerët janë pas tyre dhe ky sezon që vjen nuk do t’u mjaftojë për të shkuar te numri 100.

VLADIMIR MEMA-PANORAMASPORT.AL