Mision i vështirë për Vllazninë në Europë, para 14 viteve triumfi i fundit në transfertë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 16, 2025 | 22:23

Mision i vështirë për Vllazninë në Europë, para 14 viteve triumfi i fundit në transfertë

 Vllaznia do të ketë misionin e vështirë për të përmbysur shifrat ditën e enjte kundër Daugavpils, ku shkodranët udhëtojnë drejt Letonisë pas humbjes 0-1 në 90 minutat e para e për të arritur te kualifikimi vlen vetëm fitorja dhe kjo jo vetëm minimale, por në shifra më të thella.

sukaj

Për 9 herë kampionët e vendit tonë lind detyra e vështirë për të arritur një sukses europian jashtë fushës së tyre. Një sukses që, në bazë të statistikave, mungon prej 14 vitesh për kuqeblutë. Kjo pasi për herë të fundit shkodranët kanë marrë një fitore jashtë fushe në sezonin 2011-12, ku, në kuadër të turit të parë të Europa League, në atë sezon triumfonin 0-1 ndaj Birkirkara të Maltës.

Më saktësisht, ndeshja zhvillohej në datën 30.06.2011, dhe ishte dueli i vajtjes i turit të parë, me një fitore të kuqebluve që vendosej nga një gol i Xhevahir Sukajt qysh në minutën e dytë të ndeshjes. Me Vllazninë që më pas do të barazonte 0-0 në Shkodër dhe do të kualifikohej në turin e dytë ku u eliminuan në mënyrë “dramatike” nga zviceranët e Thun.

Që nga ai moment, për Vllazninë nuk ka ardhur asnjë fitore jashtë fushe në kompeticionet europiane. Pra, plot 14 vite pa një sukses në Europë jashtë Shqipërie e për shkodranët kjo “tabu” duhet thyer të enjten. Gjithmonë nëse për ta vlen kualifikimi në turin tjetër dhe drejt këtij kualifikimi të dërgon vetëm fitorja me Daugavpils në transfertë.

PANORAMASPORT.AL