Miratohet buxheti i Vllaznisë, 1 miliard lekë për 2019-ën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2019 | 17:12

Miratohet buxheti i Vllaznisë, 1 miliard lekë për 2019-ën

Ashtu siç ishte paralajmëruar, ditën e sotme, Asambleja e Përgjithshme e klubit Vllaznia, ka miratuar 25 vota pro, dhe vetëm një kundër, projekt-buxhetin për vitin 2019.

Asambleja-KF-Vllaznia

Plot 976 milionë lekë të vjetra janë parashikuar në buxhetin e klubit, nga ku 59% e këtyre parave do të vijnë nga Bashkia e Shkodërës, ndërsa pjesa tjetër do të sigurohet përmes reklamave, të drejtave televizive apo shitjes së lojtarëve.

Pas një pasqyre të këtij buxheti nga administratori Suad Lici, këshilltarët kanë evidentuar punën e mirë, në rregullimin e bilanceve, por kanë kërkuar informacion edhe për privatizimin e klubit.

Ndërkohë, më shumë se gjysmë miliardë lekë do të shkojnë për pagat e futbollistëve e trajnerëve.