Miqësorja kundër pretendentëve të Kategorisë së Parë, debutuesit në Superiore nisin përgatitjet me barazim
Skuadra e Vorës ka zhvilluar sot ndeshjen e parë miqësore të fazës përgatitore për sezonin e ri, që e sheh atë të luajë në elitën e futbollit shqiptar.

Ekipi i drejtuar nga Arjan Bellaj zhvilloi një test miqësor sot në Shijak përballë skuadrës së Besës së Kavajës, e cila gjithashtu është mes pretendentëve për ngjitjen në elitë në këtë sezon, pasi nuk ia doli në kampionatin e kaluar.
Sfida mes dy skuadrave u mbyll me barazimin 1-1, ku fillimisht për ekipin e Votës debutoi me gol në fundin e pjesës së parë një nga afrimet e rëndësishme të merkatos, sulmuesi Bernard Karrica. Ndërkohë, shifrat u barazuan në pjesën e dytë nga Redon Danaj, duke bërë që dueli mes dy skuadrave të mbyllej me rezultatin 1-1.
PANORAMASPORT.AL













