Postuar: Mars 23, 2019 | 17:29
Miqësore në Kavajë, Besa mposht Kastriotin e Devollit
Ditën e sotme, Kastrioti luajti një miqësore me ekipin e Besës, në stadiumin e qytetit të Kavajës, e cila përfundoi me shifrat 2-1 për vendasit.

Ndeshja u vendos që në pjesën e parë, ndërkohë që 45 minutat e dyta u mbyllën pa gola. Ndërkohë, golat për Besën i shënuan Danaj në minutën e 14-të, dhe Mllugja me anë të një penalltie, në minutën e 40-të.
Shkëndijën për krutanët e Devollit e dha Ndreca, në minutën e 45-të, teksa ngushtoi shifrat, por vetëm kaq, dhe miqësorja u mbyll me fitoren e Besës 2-1.














