Mile kërkon emra të tjerë, bardheblutë projektojnë të paktën edhe dy afrime
Në skuadrën e Tiranës pritet të ketë edhe të paktën dy afrime. Emrat e lojtarëve do të zyrtarizohen në ditët në vijim. Me mungesat e Ernestit, Metës, por edhe të Ismailit dhe Gjumsit, skuadra vuan stolin.

U pa që ekipi nuk kishte alternativa në stol dhe për të rinjtë është akoma shpejt. Tiranës i duhet një afrim në mesfushë dhe një në mbrojtje, për të mos folur që edhe në krahun e djathtë duhet një lojtar. Gjithsesi, deri në mbyllje të merkatos ka ende kohë, me bardheblutë që kanë objektiva të qartë.
Afrimet nuk do të ndalen dhe Miles do t’i vihet në dispozicion organika e duhur për të qenë pretendentë për kampionatin e ri. Deri tani kanë ardhur Tsotne Patsatsia, Serge Uilliam Tabekou Ouambe, Kleandro Lleshi, Angelo Tafas, Georgios Valerianos, Etien Tare dhe Erando Karabeci.
PANORAMASPORT.AL













