Mesfushori i Tiranës, Soler: Sezoni më sfidues, presioni ishte i madh! Çfarëdo që të ndodhë në të ardhmen…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 10, 2025 | 11:50

Mesfushori i Tiranës, Soler: Sezoni më sfidues, presioni ishte i madh! Çfarëdo që të ndodhë në të ardhmen…

Te Tirana nisin dy shimet e para për largime. Një nga ata është Ian Soleri, lideri i mesfushës së bardhebluve. Gjatë ditës së djeshme, futbollisti spanjoll ka bërë një postim në rrjetin ku ka hedhur jo pak dyshime për të ardhmen me bardheblutë.

soler

“Ky ishte një nga sezonet më sfidues të karrierës sime. Jo vetëm për shkak të presionit në ekip, por edhe për shkak të asaj çka tregonte për mua në nivel personal. Pas vitesh luftimi me lëndime, të jesh në gjendje të luash vazhdimisht këtë vit, është diçka fantastike. Jam vërtet krenar. U jam mirënjohës të gjithëve që na kanë mbështetur në momentet e vështira. Çfarëdo që të ndodhë në të ardhmen, ky sezon do të përfaqësojë gjithmonë një fitore personale për mua KF Tirana”, shkruante spanjolli.

Në fakt, ky postim i Solerit mund të jetë si një lamtumirë, veçse një falënderim. Spanjolli ka qenë një nga titullarët e ekipit. Ai ka qenë në fushën e lojës, 37 takime. Në fushë ka shënuar një gol me fanellën e Tiranës, ndërsa është aktivizuar edhe 2945 minuta. Lojtari ka luajtur zakonisht në mesfushë, por edhe në qendër të mbrojtjes, sa herë i është kërkuar nga stafi teknik.

EDHE NJË VIT KONTRATË – Mesfushori Ian Soler është pjesë e Tiranës edhe për sezonin tjetër. Lojtari rinovoi edhe për një vit me bardheblutë para derbit nr.3 me Partizanin. Ishte klubi Tirana asokohe që njoftonte për firmosjen e kontratës.

“Ian Soler rinovon me Tiranën edhe për një sezon. Mesfushori ka arritur dakordësinë me klubin për të qenë edhe në vazhdim pjesë e ekipit. Numri 6 i bardhebluve do të vijojë të mbajë veshur fanellën më të bukur në botë”, shkruanin bardheblutë.

Gjithsesi, për spanjollin mbetet për t’u parë nëse do të qëndrojë në Tiranë edhe për sezonin e ri futbollistik. Për bardheblutë, Soleri është në qendër të projektit për kampionatin e ri.

OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL