Me skemë ofensive kundër Partizanit, si pritet të rreshtohet Tirana në derbi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 7, 2025 | 23:27

Me skemë ofensive kundër Partizanit, si pritet të rreshtohet Tirana në derbi

Tirana do të luajë ditën e diel ndaj Partizanit, ndërsa duket se Bledi Shkëmbi ka kristalizuar skuadrën që do të hedhë në fushën e lojës. Ekipit i kthehet sulmuesi i pezulluar Ernest, i cili vuajti një karton të kuq të marrë në Ballsh.

shkembi

Me një llogari të thjeshtë, në portë do të luajë Selmani. Mbrojtja sërish me katër e Metën në të djathtë, më pas Kola e Dembele, ndërsa majtas Përgjoni.

Mesfusha do të jetë e përbërë nga katërshja Ndreca, Soler, Rafael Prengaj si dhe sulmi me Zharmuni e Ernest. Skuadra duhet të ruhet nga kartonët, pasi nëse Ndreca, Përgjoni, Meta dhe Prengaj ndëshkohen me karton të verdhë humbasin takimin tjetër atë me Skënderbeun në shtëpi.

PANORAMASPORT.AL