”Më pickoni se më duket se jam në ëndërr”, Dobi nuk e përjashton largimin nga Teuta: Do flas me drejtuesit, nëse marrin ndonjë vendim…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 2, 2026 | 19:24

”Më pickoni se më duket se jam në ëndërr”, Dobi nuk e përjashton largimin nga Teuta: Do flas me drejtuesit, nëse marrin ndonjë vendim…

Trajneri i Teutës, Enkelejd Dobi, ka pranuar se është ende i befasuar se si skuadra e tij ka përfunduar që në javët e fundit të luftojë për mbijetesën, me humbjen ndaj Tiranës që e ktheu mes ekipeve të zonës së ftohtë.

bandicam 2026-05-02 18-51-45-370

“Në të ngrohtë nuk gjej fjalët e sakta që të them, jemi të gjithë të zhgënjyer. Asnjëherë nuk e kishim menduar, por ja që jemi, kjo është jeta, është futbolli. Kur mendon se i ke kaluar të gjitha, jo, me të vërtetë, këtë që po kaloj tani nuk e kisha kaluar ndonjëherë as si futbollist, as si lojtar. Nuk kam një fjalë të zgjuar tani ose për ngushëllim. Dihet që jemi në situatë jashtëzakonisht të vështirë, nuk e kishim menduar. Por unë si trajner marr gjithë përgjegjësitë që duhet. I pari jam unë përgjegjës për gjithë këto rezultatet. Gjithashtu nuk them që ekipi nuk donte, por besoj që këto humbjet njëra pas tjetrës kanë krijuar atë problemin psikologjik që nuk kemi mundësi të shprehim ose të interpretojmë atë që duam në të vërtetë, me atë që stërvitim, që ishim mësuar të shohim te Teuta.

Do mundohemi, nuk kemi shumë kohë, por do flasim edhe me drejtuesit, gjejmë ilaçin e duhur, se jemi futur jashtëzakonisht, domethënë na ka kapur një virus që s’po e gjejmë dot. Mundohemi çdo ditë që të ngrejmë anën morale, anën psikologjike të lojtarëve. Besoj që deri në atë moment sot po themi që kishim kontroll ndeshjen dhe nuk e kuptojmë domethënë, përsëri me një goditje standarde, me një vendosi jo të mirë, përsëri  marrim gola. Nuk e, është shumë e vështirë sot në të nxehtë, të thuash diçka të zgjuar ose ngushëlluese ose diçka konkrete dhe që mund të paraqesë të gjithë imazhin e lojës tonë ose të situatës që jemi. Do mundohemi, siç e thashë, do flas me drejtuesit, shohim, do bisedojmë edhe do mundohemi të gjejmë ilaçin e duhur. Nëse do më kishin thënë para pesë javësh që do jemi në këtë situatë që jemi sot, atëherë, si themi ne, do kisha shitur edhe ndonjë veshkë, domethënë, në kuptimin e mirë të fjalës, që s’do më kishte shkuar mendja asnjëherë. Prandaj e thashë dhe pak më parë atë që nëse mendon që në futboll i ke parë të gjitha, i ke arritur të gjitha, atëherë ai që e mendon qenka shumë, shumë i vonuar ose ka akoma për të parë.

shumë, shumë ndonjëherë faktorë që rrjedhin si punë zinxhiri, që fillon nga ana psikologjike. Dihet që, domethënë, je në trysni që po humbet ndeshjen, domethënë, lojtarët ndonjëherë nuk i kontrollojnë të gjitha ato emocione. Nuk kemi kontrollin për gjithçka. Kishim ndikimin që të ishim sa më të qetë, mbanim kontrollin e lojës dhe thashë nëse do ta shohim tamam-tamam me një goditje, ne pësojmë përsëri gol, dakord? Ndoshta rastet, po themi më të pastra, se ishin edhe me pikatore nga të dyja ekipet, por besoj që normalisht ishte një ndeshje për një barazim zero-zero. Por ja që ne u ndëshkuam dhe  na ka futur jashtëzakonisht në një situatë shumë, shumë, shumë të vështirë. Duhet ta pranojmë.

Ashtu si e thashë, jemi në vështirësi, por prapë duhet të themi që prapë se prapë është në dorën tonë se ne jemi përpara. Kemi dy ndeshje. Tani të gjejmë forcat, nga të gjithë, ku di unë, nga maja e thoit deri tek koka, të gjejmë forcat përbrenda, të karikojmë bateritë se i kemi të shkarkuara. Duhet ta pranojmë, nga ana e optimizmit, nga ana psikologjike. Por prapë është në dorën tonë, është e njëjta Teuta që para pesë javësh ishte një ekip solid dhe besoj që edhe kundërshtarët kishin respekt për Teutën, që është një ekip i vështirë për t’u fituar, për t’u luajtur, për të bërë gol. Sot falëm edhe me një gabim në vendosje, se ishte një goditje standarde që në momentin e parë reagojmë mirë, pastaj në momentin e dytë aty ku duhet të jetë lojtari, domethënë që të bëjmë mbulimin e zonës në njëmbëdhjetë metra që e kishim analizuar Tiranën, që çdo top domethënë e fut aty te zona e njëmbëdhjetë metërshit, domethënë kthen topin. Dhe kjo akoma na vret. Thashë ishte një situatë që u bënë shumë këtë. Ja pra kjo është, kjo është ajo ana psikologjike që ndonjëherë ajo përqendrimi, ajo vëmendja humbet, humbet se edhe ato janë njerëz, janë prej gjaku e prej kocke e mishi. I jap domethënë një reflektim komplet ekipi që çdo gjë përsëri është në dorën tonë duhet të gjejmë forcën dhe energjitë e duhura për t’ia dalë mbarë për këto ndeshje, por e di që është e vështirë. Është e lehtë për tu thënë dhe e vështirë për t’u bërë, por po e bëmë atëherë ne do të tregojmë një karakter të jashtëzakonshëm, që e kemi treguar gjatë gjithë kohës, por që në këto ndeshjet, pesë ndeshjet e fundit na ka munguar.

E thashë më parë, asnjëherë nuk e kisha menduar. Thashë edhe njëherë, domethënë në mënyrën metaforike, nëse dikush do më thoshte që ne sot do luftojmë për mbijetesë, si e themi ne në shqip do kisha dhënë ndonjë veshkë, domethënë do kisha shitur diçka të shtrenjtë nga trupi im, nga mendja ime që nuk e mendoja. Por ja që jemi. Nuk di, nuk di ta shpjegoj si kemi ardhur deri këtu. Faji është i joni, përgjegjësia më e madhe bie mbi mua dhe duhet ta pranoj dhe e pranoj. I marr të gjitha përgjegjësitë që duhen. Dhe kur të flas me drejtuesit, nëse drejtuesit, e di që kam mbështetjen e tyre, por edhe nëse kërkojnë të marrim ndonjë vendim, jam gjithmonë në dispozicionin e ekipit që çka është më e mirë për këtë klub, sepse Teutën e kam në zemër. Jam lindur, jam rritur, kam luajtur si futbollist te Teuta dhe në këtë situatë nuk e doja ose ta mendoja që me mua në krye Teuta të luftojë për mbijetesë. Është e paparashikuar, e thashë. Për mua duhet të më pickoni tani se mendoj që është akoma ëndërr. Duke menduar që jam akoma në ëndërr, sepse e mendoj, por ja që jemi në realitet. Ky është realiteti”, tha Dobi për RTSH pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL