Me “një këmbë” drejt turit të tretë, Egnatia zbulon kundërshtarin në rast kualifikimi
Egnatia ndodhet vetëm 90 minuta larg nga ajo që do të ishte suksesi më i madh në historinë e saj të re europiane. Me një fitore 2-0 ndaj Dinamo Minsk në ndeshjen e parë në Bjellorusi, rrogozhinasit kanë marrë një avantazh të artë për të siguruar kalimin në raundin e tretë të Ligës së Konferencës.

Së fundmi skuadra e Tetovës, ka zbuluar edhe kundërshtarin me të cilin do të përballet në turin e tretë, në rast të finalizimit me sukses të kualifikimit.
Bëhet fjalë për sllovenët e Olimpja Ljubljanës, që eliminuan në turin e dytë skuadrën nga Andorra, Inter Escaldes.
Në duelin e parë Olimpja Ljubjana triumfoi në shtëpi me rezultatin 4 me 2, ndërkohë që dueli i kthimit i zhvilluar mbrëmjen e sotme përfundoi me shifrat 1 me 1.
PANORAMASPORT.AL













