“Më i lumtur ishte ndeshjen e kaluar me Partizanin”, Dodaj qan golin e mohuar: I zhgënjyer me rezultatin, arbitri nuk duhet të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 8, 2026 | 20:46

“Më i lumtur ishte ndeshjen e kaluar me Partizanin”, Dodaj qan golin e mohuar: I zhgënjyer me rezultatin, arbitri nuk duhet të…

Kevin Dodaj, u zgjodh lojtari i ndeshjes në barazimin ndaj Dinamos, takim ky i vlefshëm për gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Në prononcimin e dhënë për “Super Gol”, talenti shkodran deklaroi:

bandicam 2026-04-08 20-42-25-211

“Më i lumtur ishte ndeshjen e kaluar me Partizanin, për dy golat dhe 3 pikëshin. trofeun e mora këtë radhë. I zhgënjyer me rezultatin e ndeshjes, kishte disa episode që duhet t’i përmend, si rasti me Qaton, që arbitri e ndaloi lojën pa mbaruar aksioni, kur unë shënova. Nuk mund të ndalosh aksionin.

Jemi pak të zhgënjyer. 100 minuta ishim në avantazh, pësuam gol nga penalltia, ky është futbolli, ndodhin këto gjëra, në Shkodër do të futemi për fitore.

Ndihem shumë mirë, kam bërë disa ndeshje të mira. Kam fituar besimin që kam pasur vitin e kaluar, shpresoj që ky besim të kthehet në gola dhe asiste dhe të ndihmoj ekipin në objektivin që kemi.

Të gjithë sulmuesat po bëjnë mirë, i përket trajnerit të vendosë. Unë duhet të stërvitem sa më shumë, nuk duhet të jemi i kënaqur me kaq pak”, deklaroi Dodaj.

PANORAMASPORT.AL