Me Bylisin pati sukses: E ardhmja në pikëpyetje, trajneri që u bë pjesë e historisë drejt largimit nga Shkëndija
Raportimet e fundit nga Maqedonia e Veriut tregojnë se Jeton Beqiri do e mbyllë me Shkëndijën e Tetovës. Trajneri 43-vjeçar ka kontratë të vlefshme deri në përfundim të sezonit, ndërsa palët nuk kanë preferuar rinovimin deri tani.

Beqiri u bë pjesë e historisë duke qenë se për herë të parë dërgoi Shkëndijën në grupet e Europës. Zhgënjimi nuk mungoi në këtë edicion, pasi Shkëndija nuk shkoi më shumë se vendi i dytë në kampionat.
Rikthimi i tij te Shkëndija erdhi në janarin e vitit 2024. Për dy vite e gjysmë fitoi edhe një titull kampion. Gjatë kësaj kohe ishin 110 ndeshje ku 65 u fituan, 22 u humbën dhe 23 u mbyllën me barazim.
Për kampionatin shqiptar është një emër i njohur. Beqiri punonte si ndihmës i Shpëtim Duros te Flamurtari, ndërsa ka udhëhequr edhe Bylisin drejt rikthimit në Abissnet Superiore.
PANORAMASPORT.AL













