Mbrojtja e hekurt dhe tabuja “Air Albania”, Vllaznia kërcënon blutë
Në prag të sfidave vendimtare të “Final 4”, një nga armët më të forta të Vllaznisë mbetet padyshim mbrojtja. Ekipi shkodran ka treguar gjatë gjithë sezonit një stabilitet të admirueshëm në prapavijë, duke u shndërruar në skuadrën me mbrojtjen më të mirë të kampionatit. Pikërisht ky repart pritet të jetë garancia më e madhe e kuqebluve në rrugën drejt objektivit sezonal.

Statistikat fl asin qartë për punën e bërë nga skuadra e nga Edi Martini. Në 36 javë kampionat, Vllaznia ka pësuar vetëm 27 gola, duke lënë pas edhe rivalët direktë. Dinamo, që renditet menjëherë pas shkodranëve në këtë aspekt, ka pësuar 33 gola, çka tregon diferencën dhe vazhdimësinë që kuqeblutë kanë pasur në repartin difensiv. Një meritë e madhe për këtë ecuri i takon trajnerit Martini, i cili gjatë gjithë sezonit ka kërkuar ekuilibër dhe disiplinë taktike nga skuadra e tij. Tekniku shkodran është treguar shpesh “fanatik” për mbajtjen e portës së paprekur, duke e ndërtuar lojën fi llimisht nga siguria në mbrojtje.
Në ndeshje me peshë, kjo fi lozofi mund të rezultojë vendimtare për suksesin e ekipit. Edhe gjendja e organikës i jep më shumë qetësi stafi t teknik. E gjithë mbrojtja është në dispozicion të Martinit për sfi dat e “Final 4”, me lojtarë si Erdenis Gurishta, Pusi, Bajrami, Gjini dhe Çelikoviç të gatshëm për të dhënë kontributin e tyre. Alternativat dhe konkurrenca në këtë repart kanë qenë një tjetër pikë e fortë e skuadrës gjatë sezonit. Siguri ka dhënë edhe porta, aty ku Pohls ka zhvilluar një sezon pozitiv me fanellën kuqeblu. Portieri ka qenë vendimtar në disa ndeshje, duke ruajtur qetësinë dhe stabilitetin mes shtyllave. Paraqitjet e tij kanë ndikuar drejtpërdrejt që Vllaznia të ketë mbrojtjen më solide të kampionatit. Në momentin më të rëndësishëm të sezonit, duket se gjithçka nis nga prapa për Vllazninë. Me një repart difensiv të konsoliduar dhe me grupin të plotë në dispozicion, shkodranët hyjnë në “Final 4” me një nga garancitë më të forta për të synuar suksesin.
DUELET NË “AIR ALBANIA” – Vllaznia do të përballet sërish me Dinamon në “Air Albania” këtë të shtunë, në kuadër të fazës “fi nal 4”. Historiku i tre vizitave të fundit të kuqebluve në këtë stadium tregon rezultate të favorshme për shkodranët. Në këto ndeshje, Vllaznia ka regjistruar dy fi – tore dhe një barazim, duke krijuar një traditë pozitive ndaj Dinamos jashtë Shkodrës. Në sezonin 2024-25, Vllaznia arriti të triumfonte 2-1 ndaj Dinamos në ndeshjen e fazës “fi nal 4”, duke eliminuar rivalin dhe duke siguruar vendin në fi – nale. Ky rezultat ishte i vetmi mes dy ekipeve në atë sezon në këtë stadium. Në sezonin aktual 2025-26, kuqeblutë regjistruan një fi tore 0-2 në kampionat në fazën e tretë të sezonit dhe një barazim 1-1 në gjysmëfi nalen e parë të Kupës. Këto rezultate konfi rmojnë vazhdimësinë e performancës pozitive të Vllaznisë në përballjet direkte jashtë fushe. Nga ana tjetër, Dinamo nuk ka fi tuar asnjë nga tre përballjet e fundit në këtë stadium, duke treguar vështirësitë në përballjen me Vllazninë në “Air Albania”. Statistikat tregojnë se shënuar nga Vllaznia në këto ndeshje janë 5 gola, ndërsa Dinamo vetëm 2, duke dhënë një mesatare më të lartë për shkodranët. Këtë të shtunë, Vllaznia do të shkojë sërish si vizitore në “Air Albania”, ku statistikat dhe rezultatet e mëparshme japin një ogur pozitiv. Për kuqeblutë, fi torja dhe vazhdimi i serisë pozitive në këtë fushë duket reale, duke e bërë vizitën të shtunën një mundësi të favorshme për të marrë avantazhin në ndeshjen e parë të “fi nal 4”.
ENDRI ÇINARI-PANORAMASPORT.AL













