Postuar: Tetor 27, 2025 | 17:00
Maqedonia e Veriut/ Vardari bën surprizën në fushën e Shkëndijës, i merr kreun Strugës së Shkëmbit që njeh humbjen e parë
Java e 10 e kampionatit në Maqedoninë e Veriut është mbyllur me ndeshjen ku diskutohej kreu i renditjes, atë mes Shkëndijës së Tetovës dhe Vardarit.

Një ndeshje e cila është mbyllur me shifrat 1-0 për Vardarin, e vendosur nga një penallti e realizuar nga Babunski në minutën e 49-të të ndeshjes. Më pas ishte Ibraimi ai i cili gjeti golin e barazimit, por festën ia prishi VAR-i duke sinjalizuar sulmuesin në pozicion jashtë loje.
SHIH VIDEON
Kësisoj, Vardari mori tre pikët dhe u ngjit në vendin e parë, duke kaluar edhe Strugën e drejtuar nga Bledi Shkëmbi, e cila këtë fundjavë pësoi humbjen e parë në kampionat përballë Brera Strumicës me shifrat 4-2.

PANORAMASPORT.AL













