Lukili: E nisim me fitore ndaj Egnatias. Ëndrra e titullit është reale, do luftojmë deri në fund

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 15, 2026 | 8:38

Lukili: E nisim me fitore ndaj Egnatias. Ëndrra e titullit është reale, do luftojmë deri në fund

Elbasani po i jep dorën e fundit përgatitjeve në prag të sfidës vendimtare ndaj Egnatias, e vlefshme për ndeshjen e parë të “Final 4”, që do të luhet këtë të diel në “Air Albania”. Verdheblutë hyjnë në këtë përballje me ambicie të mëdha dhe me besimin se mund të hedhin një hap të rëndësishëm drejt realizimit të ëndrrës për titullin kampion.lukili

Pas një sezoni të gjatë e të luftuar, skuadra elbasanase e sheh këtë moment si mundësinë ideale për të treguar forcën dhe karakterin e saj në ndeshjet më të rëndësishme të sezonit. Edhe pse në javët e fundit rezultatet nuk kanë qenë ato që priteshin, në kampin verdheblu mbizotëron optimizmi.

Grupi është i ndërgjegjshëm për rëndësinë e këtij takimi dhe po punon me intensitet maksimal për të qenë në nivelin e duhur ndaj një kundërshtari të fortë si Egnatia. Në prag të kësaj supersfide ka folur për “Panorama Sport” mesfushori Karim Lukili, i cili është shprehur i bindur se Elbasani ka gjithçka për të dalë me fitore.

“Normalisht do të jetë një ndeshje shumë e fortë, por objektivi ynë është që ta fi tojmë këtë ndeshje. Egnatia është një ekip i mirë dhe të gjitha përballjet kanë qenë të rivalizuara. Por ne do të japim maksimumin tonë për ta fi tuar këtë ndeshje”, u shpreh marokeni i Elbasanit.

MOMENTI – Mesfushori verdheblu u ndal edhe te momenti jo shumë pozitiv që po kalon skuadra, pas tri humbjeve radhazi, duke theksuar se grupi ka bërë analizën e situatës dhe është gati të reagojë pikërisht në momentin më vendimtar të sezonit.

“Pas këtyre rezultateve negative kemi folur me të gjithë grupin për këtë situatë. Sigurisht e dinim që nuk ishim në nivelin tonë më të mirë. Megjithatë, jemi të gjithë të bindur si grup që do të rikthehemi në nivelin tonë më të mirë në këto ndeshjet e mbetura”, vijoi më tej ai.

TITULLI – Lukili theksoi se eksperienca dhe cilësia që ka skuadra duhet të refl ektohen në këto sfi da fi nale, aty ku gabimet kushtojnë shumë dhe ku çdo detaj mund të bëjë diferencën. Sipas tij, Elbasani ka treguar gjatë gjithë sezonit se është një skuadër që di të reagojë në momentet e vështira. Ai foli edhe për objektivin madhor, titullin kampion, duke shprehur bindjen se verdheblutë mund ta bëjnë realitet këtë ëndërr, nëse skuadra ruan qetësinë dhe jep maksimumin në tri ndeshjet e mbetura.

“Në ndeshjet e fundit ne do të japim maksimumin dhe 100 për qind tonë për t’ia arritur këtij objektivi. Besoj se edhe tifozët do t’i kemi në krah edhe në këto tri fi nale dhe së bashku të gjithë të shpresojmë për të fi tuar titullin. Kemi një grup shumë të mirë që mund ta bëjmë këtë gjë realitet”, përfundoi mesfushori i Elbasanit.

Tashmë gjithçka është gati për sfi dën e së dielës në “Air Albania”, aty ku Elbasani pritet të ketë edhe mbështetjen masive të tifozëve verdheblu. Entuziazmi në qytet është i madh dhe besimi për një rezultat pozitiv nuk mungon, teksa kjo përballje konsiderohet si një nga më të rëndësishmet në historinë e fundit të klubit. Për Elbasanin, kjo është koha për të treguar se ëndrra për titull nuk është më thjesht një dëshirë, por një objektiv real për t’u arritur.

VLADIMIR MEMA-PANORAMASPORT.AL