Postuar: Maj 24, 2026 | 9:01
Luajti me drejtorin e Partizanit në Seria A, ish-mbrojtësi në gjendje kritike për jetën pas përplasjes me motor
Marios Oikonomu po lufton për jetën pasi ndodhet në gjendje kritike shëndetësore. Ish-mbrojtësi i Greqisë u përplas me motor në një aksident të rëndë, ndërsa tashmë ndodhet në reanimacion.

Aksidenti me motor ndodhi në Janinë, teksa me ambulancë u transportua në spital. Për shkak të dëmtimeve të rënda në kokë, 33-vjeçari ndodhet në kujdes intensiv.
Ish-mbrojtësi i dha fund karrierës së tij në vitin 2024. Ikonomu luajti me disa skuadra në Greqi dhe Itali, ndërsa veshi edhe fanellën e Kopenhagen.
Në sezonin 2013/14 ishte shok skuadre me Agim Ibraimin që tashmë mban postin e drejtorit sportiv te Partizani. Bashkë kanë luajtur edhe në Seria A, teksa ishin pjesë e Kaljarit.
PANORAMASPORT.AL













