“Lojtarët e mi janë kryematufë”, shpërthen trajneri Gjyla: Nuk vazhdohet më…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 9, 2019 | 8:52

“Lojtarët e mi janë kryematufë”, shpërthen trajneri Gjyla: Nuk vazhdohet më…

Trajneri i Lushnjës, Ilir Gjyla, ka shpër thyer edhe një herë ndaj lojtarëve të tij pas ndeshjes me Egnatian, në të cilë verdhejeshilët kanë barazuar 2-2. Tekniku lushnjar thotë se nuk mund të luhet futboll pa personalitet. Sipas tij, kjo përbën një problem për të ardhmen, për pretendimet që ka Lushnja.

gjyla

Pavarësisht se ndeshja me Egnatian ishte për prestigj, Lushnja u barazua nga rrogozhinasit, të cilët me një javë të çrregullt stërvitore dhe me një lojtar më pak, në pjesën e dytë rikuperuan dy gola.

GJYLA

“Te skuadra ime unë nuk pashë asnjë luftë. Pashë një ekip apatik. Një skuadër verdhacukësh, ndoshta jo të gjithë, por 70% e skuadrës ishin verdhacukë. Mendoj sekjo është problem.

Nuk mundet të kalojë kështu një ndeshje futbolli. Të luajnë futbollistët kështu si ‘zonjat’, si ‘femrat’, sinqerisht që jam shumë i irrituar. Nga dhomat e zhveshjes pashë futbollistë që nuk janë bërë me djersë. Kanë luajtur 95 minuta dhe nuk janë bërë me djersë. Nuk mundet kështu. Shkuam 2-0 dhe kushedi se çfarë bëmë. Mendoj që duhet të ndalojmë dhe duhet të ndalojmë keq. Ka një problem të madh dhe problemi është e ardhmja.

gjyla

Me të vërtetë kemi siguruar pjesëmarrjen për në Kategorinë e Parë për vitin që vjen, por problemi është se nuk kemi asnjë lloj pretendimi me këta futbollistë që kemi. Me të rinjtë kemi thënë që nuk na ngrohin. Kurse këta të mëdhenjtë për mua kanë mërdhirë. Kam thënë dy-tri herë, për dy-tre futbollistë matufë. Bindem plotësisht. Janë kryematufë, matufë, verdhacukë, pa dinjitet, pa personalitet. Nuk mund të luhet futboll pa personalitet.

Për mua është treguar një Lushnjë pa personalitet. Unë nuk mund ta pranoj dot. Ata që janë ta marrin si të duan. Të ikin të luajnë me kë të duan. Pa personalitet në skuadër nuk ka. Do të shikoj se çfarë do të më japë bashkia, çfarë do të më jap presidenca.

lushnja-foto

Me këtë ekip nuk ke ku shkon, sepse ka futbollistë të vjetër, që janë skandalozë dhe ka futbollistë të rinj që nuk na ngrohin. Dhe, çfarë po na vjen, nuk po na vjen mirë”, u shpreh fillimisht Gjyla duke shpërthyer.

MASAT

I pyetur nëse do të ketë masa ndaj futbollistëve, trajneri verdhejeshil përgjigjet: “Çfarë masash do të marrim. Këta futbollistë ka Lushnja. Nuk është në dorën time. Ne jemi trajnerë, e ndiejmë, ashtu siç e ndiejnë disa nga futbollistët. Por, disa nuk e ndiejnë. Jam i bindur që nuk e ndiejnë.

Masa nuk mund të marrësh dot. E dini që vitin tjetër mund të jemi me këta që kemi. Ne do të shikojmë se çfarë pretendimesh do të ketë presidenca për vitin tjetër. Do të shikojmë dhe do të vendosim”.

ALBAN ALUSHI