Lojëra me ekipet dhe rregullore që nuk zbatohen, ja paradokset në Kategorinë e Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 5, 2019 | 18:57

Lojëra me ekipet dhe rregullore që nuk zbatohen, ja paradokset në Kategorinë e Parë

Kategoria e Parë ka shumë probleme për sa i përket ndarjes së klubeve nëpër grupe. FSHF nuk respekton asnjëherë një standard të rregullores, duke i kaluar ekipet nga njëri grup në tjetrin pa problem.

kategoria-e-pare-470x308-470x308-470x3081-470x3081-470x308

Dinamo që në sezonet e fundit ka qenë pjesë e Grupit të Jugut, në fillim të këtij edicioni kaloi në Grupin e Veriut. Ndërsa, Besa që më parë ka luajtur në Veri, tashmë kalon në Jug.

Një sezon më parë, për të shmangur tolerimet, FSHF vendosi që Shënkollin dhe Ilirinë t’i kalojë në Grupin B, por që gjithçka u kthye sërish aty ku ishte me klubet që janë zhvendosur në Grupin A.

Besa-Egnatia

Federata nuk jep asnjëherë sqarime për këto ndryshime të shpeshta dhe krejtësisht abuzive, ndërsa nuk respektohet fare rregullorja apo ndarja gjeografike. Vendimet merren në mënyrë thuajse të fshehtë dhe vetëm pak javë para kampionatit.

PANORAMASPORT.AL