Lojë dhe shifra të dobëta, sulmi i Partizanit po vuan

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 21, 2025 | 21:45

Lojë dhe shifra të dobëta, sulmi i Partizanit po vuan

Partizani mori një gjysmë përgjigjeje pozitive nga mbrojtja në ndeshjen e fundit, duke mos pësuar gol në atë ndeshje përballë Teutës, që nga ana e saj, për hir të së vërtetës, nuk pati as rrjedhshmërinë e duhur për të shkuar dhe për të rrezikuar Qirkon.

PARTIZANI

Por, pavarësisht kësaj, të mos pësosh gol është e rëndësishme, sidomos pas një serie ndeshjesh, ku të kuqtë regjistronin gafa radhazi. Por nëse mbrojtja ka nisur të tregojë gjëra pozitive, pjesa më e madhe sulmit duket në një periudhe “gjumi”, çka ka pasur peshën e vet në rezultatet e dobëta që ekipi ka pasur gjatë këtyre javëve.

Skuadra e kuqe ka shënuar vetëm gjashtë gola në nëntë ndeshjet e fundit, që janë shumë pak për një ekip, i cili synon titullin kampion. Përveç shifrave, kemi parë që skuadra nuk ka një logjikë konkrete sesi duhet të sulmojë, përveç ndonjë aksioni sporadik apo ndonjë iniciativë të lojtarëve të caktuar. Bintsuka duket vazhdimisht i vetëm, teksa Keko apo Zeka nuk po “ndizen”.

PANORAMASPORT.AL