LIVE EGNATIA-PETROKUB/ Rrogozhinasit e bëjnë festival golash, shënon edhe një nga afrimet e verës (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2026 | 22:00

LIVE EGNATIA-PETROKUB/ Rrogozhinasit e bëjnë festival golash, shënon edhe një nga afrimet e verës (VIDEO)

Egnatia luan sot në orën 21:00 duelin e kthimit të turit të parë të Ligës së Kampioneve ndaj Petrokub të Moldavisë në “Egnatia Arena”.

bandicam 2026-07-15 20-57-18-100

Skuadra rrogozhinase ka mbyllur me një barazim 1-1 sfidën e parë në transfertë dhe shpreson që në duelin e kthimit, përballë tifozëve të vet, të arrijë të bëjë realitet një kualifikim që do të ishte historik për të, meqë nuk ia ka dalë të kalojë turin në edicionet e mëparshme ku ka marrë pjesë në këtë turne.

Trajneri Nevil Dede duhej të zgjidhtë në të sfidë çështjen e vendit të lënë bosh nga Aleksi për shkak të pezullimit të mesfushorit pas kartonit të kuq që mori në sfidën e parë. Ai ka hedhur në lojë nga minuta e parë Loukilin në vend të kapitenit. Ndryshimi tjetër në rreshtim është aktivizimi i Albaneze në vend të Grudës nga minuta e parë.

LIVE EGNATIA-PETROKUB 4-1
2′ Bitri, 31′ Albaneze, 44′ (ag) M. Platika, 59′ Jago / 63′ Rotaru

NGJARJET KRYESORE

79’ Smajli merr vendin e Kryeziut në radhët e Egnatias.

77’ Ekipi i Egnatias ka lëshuar terren në këto minuta, por miqtë e kanë të vështirë të krijojnë raste të rrezikshme para Dajsinanit.

69’ Lupan merr vendin e Borsh në radhët e Petrokub.

64’ Loukili, Bitri dhe Albaneze i lënë vendin në fushë Grudës, Ajetit dhe Diabate në radhët e Egnatias.

63’ Shënojnë edhe miqtë! Rotaru me një kthesë të shpejtë në zonë ia del të rundë rrjetën e Dajsinanit. Goli fillimisht anulohet për pozicion jashtë loje, por më pas me VAR vlerësohet si i rregullt. (VIDEO)

61’ Bakajoko i afrohet golit të radhës teksa shfaqet para portës, por gjuajtja e tij ndalet fillimisht nga portieri e më pas nga traversa e portës së miqve. (VIDEO)

59’ GOOOL EGNATIA! Aksion model i rrogozhinasve me Fernandon i cili sheh Jagon majtas dhe pason te bashkëkombësi i cili nuk gabon. (VIDEO)

56’ Jardan provon me një gjuajtje nga jashtë zonës, sfera ndalet në traversën e portës së Dajsinanit. (VIDEO)

53’ Predhë e Jagos drejt portës së Petrokub, portieri grushton dhe largon rrezikun. (VIDEO)

52’ Një harkim në zonë drejt Bakajoko, detyron mbrojtjen e Petrokub të dhurojë një tjetër goditje nga këndi.

46’ Pjesa e dytë nis me zëvendësim të katërfishtë në radhët e Petrokub.

45’+3’ Mbyllet me shifrat 3-0 për Egnatian pjesa e parë.  

45’+3’ Albaneze i afrohet edhe golit të tretë me një gjuajtje me kokë që shkon mbi traversë. (VIDEO)

45’ Jepen 2 minuta shtesë.

44’ GOOOL EGNATIA! Pas një goditje këndi të harkuar nga Fernando, M. Platika me kokë devijon topin në portën e skuadrës së tij. (VIDEO)

40’ Një top në thellësi për Bakajoko detyron portierin e miqve të ndërhyjë për të larguar sferën. (VIDEO)

39’ Aksion i shpejtë i rrogozhinasve, Bakajoko ul topin për Loukilin i cili gjuan por çon sferën mbi traversë. (VIDEO)

33’ Popesku ndëshkohet me të verdhe pas një faulli ndaj Loukilit.

31’ GOOOL EGNATIA! Albaneze me një gjuajtje perfekte nga distanca dyfishon shifrat për ekipin rrogozhinas. (VIDEO)

27’ Përsëri Bitri pranë golit, këtë herë me gjuajtjen e tij me kokë që ndalet vetëm nga shtylla e portës së miqve. (VIDEO)

25’ Rotaru niset drejt portës në të majtën e sulmit, por Bitri e ndal me një ndërhyrje vendimtare në zonë. (VIDEO)

20’ Pushkash tenton direkt portën nga një goditje dënimi, Dajsinani i vëmendshëm grushton në këndore. (VIDEO)

15’ Albaneze këtë herë nis Loukilin në të djathtën, por rrogozhinasit sinjalizohen në pozicion jashtë loje.

12’ Loukili provon të gjejë hapësirë në qendër, portieri Avram kontrollon sferën.

8’ Bakajoko shfaqet në të djathtën e sulmit, por as nuk gjuan e as nuk kroson siç duhet duke shpërdoruar mundësi për të rrezikuar portën kundërshtare.

2’ GOOOL EGNATIA! Rrogozhinasit gjejnë golin pas një goditje këndi, ku Bitri kthen topin me saktësi drejt rrjetës. (VIDEO)

1’ Shkelmohet topi i parë.

FORMACIONET ZYRTARE

EGNATIA: Dajsinani, Sota, Bitri, Xhemajli, Haime, Jago, Kryeziu, Fernando, Loukili, Albaneze, Bakajoko.
Trajner: Nevil Dede

PETROKUB: Avram, Xhu, Jardan, Kukosh, Maskari, Pushkash, S. Platika, Iosipol, Rotaru, Popesku, M. Platika.
Trajner: Shota Mahkraradze

dsffdsfdsfdsfdsfdsdsffdsfsd

PANORAMASPORT.AL