LIVE EGNATIA-ÇELJE/ Goditje për rrogozhinasit, sulmuesi kryesor largohet me barelë nga fusha (VIDEO)
Egnatia po shkruan historinë në Europë. Sot do të luajë ndeshjen e parë të turit të dytë në Ligën e Kampioneve, pikërisht përballë Çeljes.

Ndeshja do të nisë në orën 21:00. Stadiumi “Arena Egnatia” do të përjetojë të tjera emocione, pas fitores 6 me 1 ndaj Petrokubit në turin e parë.
Trajneri Nevil Dede ka ndarë mendjen për formacionet zyrtare. Kapiteni Albano Aleksi është surprizuar pasi do të jetë në stol. “Panorama Sport” ndërkohë ka raportuar ekskluzivisht se Aleksi është drejt largimit.
REZULTATI LIVE
EGNATIA 1-0 ÇELJE
7′ Bitri
NGJARJET KRYESORE
16′ Aksion i mirë i Egnatias. Albanese teston portierin e Çeljes, i cili merr kontrollin e topit. (VIDEO)
15′ Bakajoko provoi të vazhdonte, por nuk ia del. Largohet me barelë dhe vendin e tij e merr Adjesa.
12′ Çelje fiton goditje këndi, pasi gjuajtja e Avdylit devijohet. (VIDEO)
11′ Shqetësime për Egnatian. Bakajoko dëmtohet dhe ka nevojë për ndihmën e stafit mjekësor. (VIDEO)
7′ GOOOL! Egnatia 1-0 Çelje/ Zhbllokohet sfida në Rrogozhinë. Eneo Bitri dërgon topin në rrjetë, ndërsa topi i goditur prej tij me kokë u devijua. (VIDEO)
2′ Albanese me tentativën e parë nga distanca. Nuk ka rrezik për Çeljen. (VIDEO)
1′ Nis ndeshja e turit të dytë të Ligës së Kampioneve në Rrogozhinë.
FORMACIONET ZYRTARE
EGNATIA: Dajsinani; Sota, Bitri, Xhemajli, Haime, Loukili, Kryeziu, Fernando, Jago, Albanese, Bakajoko
Trajner: Nevil Dede
ÇELJE: Leban; Koutris, Hrka, Vukliseviç, Diounkou, Kvesiç, Daniel, Seslar, Dukuly, Kucys, Avdyli
Trajner: Vitor Kampelos


PANORAMASPORT.AL













