LIVE ANGLI-ARGJENTINË/ Sa shumë tension, ndizet supersfida! Mesi trullos anglezët (VIDEO)
Anglia dhe Argjentina janë duke u përballur prej orës 21:00. Ky takim do të vendosë finalistin e dytë të Botërorit, pasi Spanja mposhti Francën.

Surpriza e madhe është Roxhers tek Anglia. Në stol qëndrojnë Madueke dhe Saka, që trajneri Tuhel nuk i preferoi nga minuta e parë.
Argjentina shikon Simeonen që të jetë titullar, duke marrë vendin e De Pol. Emër i cili mund të konsiderohet po ashtu surprizë nga trajneri Skaloni.
LIVE ANGLI – ARGJENTINË 0-0
KOMENTI LIVE:
45′ Akordohen 3 minuta shtesë.
42′ Lisandro Martinez është i ndëshkuari i dytë i sfidës për ndërhyrje të gabuar ndaj Roxhers.
38′ Pranë golit Argjentina me Enzo Fernandez, tentativa e tij shkon gjitur me traversën e Pikford. (VIDEO)
37′ Sa shumë tension, Anderson ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Mesit. Spektakolar ylli argjentinas. (VIDEO)
33′ Pranë golit Anglia me Stons, që provon me kokë pas harkimit të Rajs, por topi shkon jashtë kuadratit. (VIDEO)
25′ Ende asnjë tentativë drejt portave respektive.
10′ Sa shumë faulle në mesfushë, mungojnë rastet e rrezikshme në portat respektive.
3′ Dueli ka nisur me një luftë të ashpër sportive, ku argjentinasit duken tepër agresivë.
1′ Starton supersfida!
FORMACIONET ZYRTARE
ANGLI – ARGJENTINË

PANORAMASPORT.AL













