LISTA E VLLAZNISË/ Mbrojtje e blinduar por pak alternativa në sulm, zbulohet emrat në UEFA të shkodranëve për Europën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 8, 2025 | 18:52

LISTA E VLLAZNISË/ Mbrojtje e blinduar por pak alternativa në sulm, zbulohet emrat në UEFA të shkodranëve për Europën

Klubi i Vllaznisë ka dorëzuar në UEFA listën me emrat e lojtarëve të cilët do të jenë pjesë e skuadrës për turin e parë në Ligën e Konferencës ndaj letonezëve të Daugavspils.

balaj

Shkodranët kanë dorëzuar një listë të mbushur kryesisht me lojtarë me tipare mbrojtëse, të përforcuar edhe me afrimet apo huazimet e kryera gjatë verës me emra si Hakaj, Kruja, Kuros, Gjini e Jazxhi.

Ndërkohë, alternativat në repartin e avancuar apo në fazën ofensive duken minimale, të paktën në këtë tur të parë të kompeticionit ndërkombëtar, pasi në Shkodër presin përforcime të tjera nëse ia dalin të kalojnë në turin tjetër.

LISTA

PORTIERË: Kristi Qarri, Aron Jukaj, Rezart Bunjaj

MBROJTËS: Erdenis Gurishta, Gledjan Pusi, Artan Jazxhi, Eslit Sala, Melos Bajrami, Ersin Hakaj, Andrej Jago, Amir Brahimi, Aleksandros Kuros, Elmando Gjini

MESFUSHORË: Ardit Krymi, Arsid Kruja, Esat Mala, Klinti Qato, Ensar Tafili

SULMUES: Bekim Balaj, Kevin Dodaj, Antonio Delaj, Alfred Mensah

PANORAMASPORT.AL