LISTA E PARTIZANIT/ Përfshihen edhe afrimet e fundit, ka mungesa të rëndësishme. Zbulohen emrat e “demave” për sfidën e dyfishtë me estonezët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 8, 2025 | 22:14

LISTA E PARTIZANIT/ Përfshihen edhe afrimet e fundit, ka mungesa të rëndësishme. Zbulohen emrat e “demave” për sfidën e dyfishtë me estonezët

Klubi i Partizanit ka dorëzuar në UEFA listën me lojtarë të regjistruar për turin e parë në Ligën e Konferencës, ku “demat” përballen me Nome Kalju të Estonisë.

partizani

Ashtu siç pritej, në listë janë përfshirë të gjithë emrat e lojtarëve të afruar së fundmi nga të kuqtë, si Martinez, Garsia e Isgandarli. Lista e mëposhtme është ajo A, ndërsa asaj mund t’i shtohen edhe lojtarë të listës B, ku janë emra si Himallari, Vata e Qokthi.

Ndërkohë, bien në sy mungesat e mëdha të të kuqve si Janjeva e Ismaili të dëmtuar, ashtu si edhe Bintsuka i cili ndonëse ka rinovuar me klubin kryeqytetas, nuk ka ardhur ende në Shqipëri për të filluar përgatitjet.

LISTA A E PARTIZANIT

PORTIERË: Alban Hoxha, Skander Tahri, Pano Qirko

MBROJTËS: Karlos Martínez, David Atanaskoski, Altin Bytyqi, Marcelino Preka, Paulo Buxhelaj, Mateo Çipi, Saliu Sembene

MESFUSHORË: Adnard Mehmeti, Gjergji Kote, Mateo Shanaj, Kazem Olamilekan Ogunleje, Tedi Malaj

SULMUES: Albers Keko, Xhuliano Skuka, Vusal Isgandarli, Judah Emanuel Garsia, Oresti Rifa, Besar Gudjufi

PANORAMASPORT.AL