LIGA UNIKE FEMRA/ Bien Tirana dhe Flamurtari, finalja do të jetë tërësisht kosovare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 18, 2026 | 10:33

LIGA UNIKE FEMRA/ Bien Tirana dhe Flamurtari, finalja do të jetë tërësisht kosovare

Liga Unike 2025-2026 në basketbollin e femrave do të vendoset me një finale tërësisht kosovare. Peja dhe Bashkimi kaluan me sukses gjysmëfinalet “Final 4”, fazë që po zhvillohet në Prizren, duke mundur dy ekipet e Shqipërisë, përkatësisht Tiranën dhe Flamurtarin.

liga unike basket

PEJA 03 – TIRANA – Gjysmëfinalja e parë e ditës vendosi përballë Pejën 03 dhe Tiranën, ekipe që dhuaruan një lojë të bukur dhe me rivalitet. Vajzat nga Kosova fituan me rezultatin 86-78, duke e bërë diferencën vetëm në periodën e fundit.

Sfida nisi më mirë për ekipin bardheblu, i cili kishte ritëm, organizim dhe shënjestër në çerekun e parë, duke fituar 21-25. Peja reagoi në periodën e dytë, duke e marrë me të njëjtat shifra 25-21, ndërsa ekipet iu drejtuan pushimit të madh në ekuilibër të plotë 46-46. Çereku i tretë i la diferencat të palëvizura, fraksion që u mbyll 22-22, ndërsa pas 30 minutash rezultati në tabelë shënonte 68-68.

Kryeqytetaset e trajneres Miza Alibegaj u futën mirë në periodën e katërt, duke kaluar fillimisht në +4 pikë, por më pas vazjat e Pejës e morën lojën nën kontroll dhe nisën shkëputjen decizive, duke e fituar periodën 18-10 dhe të gjithë takimin 86-78, për t’u bërë kështu skuadra e parë finaliste.

dsadsdsds

Kiki Jefferson meritoi vlerësimin MVP, duke udhëhequr Pejën me 25 pikë, 14 kërcime dhe 3 asistime, ndërsa për Tiranën nuk mjaftoi Mackenzie Daleba, autore e 24 pikëve, 8 kërcimeve dhe e 4 asistimeve.

BASHKIMI – FLAMURTARI – Në mbrëmje, në parketin e sallës sportive “Sezai Surroi” zbritën vendëset e Bashkimit dhe vlonjatet, fitueset në fuqi të Ligës Unike. Një ndeshje që foli për ekipin prizrenas, i cili triumfoi bindshëm në shifrat 81-63, për të zbritur Flamurtarin nga froni mbarëkombëtar.

Bashkimi i vendosi distancat që në periodën e parë, ku fitoi 22-13, ndërsa çereku i dytë u mbyll 12-13 për Flamurtarin, me ekipet që shkuan në pushim në shifrat e përgjithshme 34-26 për Bashkimin. Çereku i tretë ishte i ekuilbruar dhe përfundoi në barazim 24-24, por prizrenaset shpërthyen në 10-minutëshin, duke fituar 23-13, për të vulosur suksesin me +18 pikë, duke u bërë finalistet e dyta të kompeticionit.

dsdsfsdfsfdsdff

Waggoner Dontavia udhëhoqi Bashkimin me 22 pikë e 6 kërcime, ndërsa për Flamurtarin spikati Adia Brisker, autore e 27 pikëve dhe e 10 kërcimeve. Sot do të jetë dita e finaleve, ku fillimisht në orën 16:00 do të luhet ajo për vendin e tretë, ndërmjet Tiranës dhe Flamurtarit, ndërsa në orën 19:30 do të matin forcat për trofeun Peja 03 dhe Bashkimi.

sdffdssfdfdsfsdfsd

ARTIN LLESHAJ – PANORAMASPORT.AL