Lexoni faqen e parë të gazetës “Panorama Sport”, datë 21.02.2026
Në faqen e parë të gazetës “Panorama Sport” do të lexoni:

Titujt kryesorë:
Kërnaja shtyn Partizanin: Besoj te vendi i katërt
Trajneri i të kuqve flet para sfidës të së dielës në kampionat ndaj Flamurtarit
Egnatia superfuqi, Dinamo dorëzohet në… shtesë
Në sfidën hapëse të javës së 25-të, kampionët mundin fituesit e Kupës falë një goli të Rodriguezit
Tetova nuk i lejon vetës një tjetër humbje para Dajës. Tekniku i bluve “qan” mungesat e shumta në grup
Në Vlorë duan tri pikët. Kritikat s’mbarojnë, Laluci: Skuadër “sakate”
Betejë në “Adush Muçaj”, kuqeblutë për triumfin e tetë
Vrapi kërcënon Elbasanin, Gvozdenoviç: I mundim
Duhet rezultat, Tirana me ‘fytyrë sulmuese’
Sprinti final për 12 ekipe. Sot skajet e tabelës, nesër beteja për “play off”
Faza e tretë “ndez” garën, pretendentët përballë mbijetesës
Galiani: Berluskoni dhe Milani, një akt dashurie
Lautaro humbet derbin, Spaleti: Të ringrihemi
Arbeloa në shtëpi, kurrë dy humbje rresht për Barçën
Siti merr masat, Haland kërkohet nga “mbretërorët”
Në faqen e parë të gazetës “Panorama” do të lexoni:

Titujt kryesorë:
PROTESTA KOMBETARE/ Nga Kryeministria te Kuvendi, qytetarët kërkojnë rrëzimin e qeverisë, mesazhet e forta
PENGIMI I PEZULLIMIT TE MINISTRAVE, GONZATO: PO E MONITOROJME NISMEN
BE vlerëson punën e SPAK-ut, por shpreh shqetësim për sulmet ndaj gjyqtarëve
“KAYO”, fabrikë municionesh afër banesave në Kodër-Babrru
Rezervat, 167 milionë euro për pensionistët
“O sot, o kurrë mbrohet pushteti”, thirrjet e byroistëve më 20 shkurt 1991
“PANORAMA PLUS”/ JONIDA MALIQI RIKTHEHET NE EKRAN, ROLI QE I ESHTE BESUAR
Bes Kallaku nis bashkëjetesën me partneren e re. Trejsi Sejdini heq dorë nga djemtë problematikë, lidhja me DJ
Rey Manaj përfshihet në aksident, përfundon në spital
OPINION
Thyerja e besimit/ NGA DITMIR BUSHATI
Shteti social, individi dhe moraliteti i shtetit/ NGA GËZIM TUSHI
Lufta e fituar, i vetmi “gjyq” i UÇK-së/ NGA NDUE DEDAJ
PANORAMASPORT.AL













