Largimi nga Tirana, sulmuesi që u afrua me bujë “thumbon” me reagimin e tij: Mbyllu…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2025 | 15:46

Largimi nga Tirana, sulmuesi që u afrua me bujë “thumbon” me reagimin e tij: Mbyllu…

Fatmir Prengaj e mbylli me Tiranën pas vetëm një sezoni. 24-vjeçari supozohej të kthehej te Vora nga ku ishte huazuar, por po ashtu dhe me ta ndau rrugët.

tirana

Sulmuesi ka publikuar së fundmi një mesazh që mund të përshtatet me: “Mbyllu gojën”. Kjo sigurisht si thumbim për kritikët dhe ata që nuk i besojnë.

Prenga u penalizua edhe nga dëmtimet gjatë sezonit te Tirana. Në total me bardheblutë shënoi dy gola dhe asistoi dy të tjerë, ndërsa numëroi 31 paraqitje. Tashmë mbetet për t’u mësuar ku do e vazhdojë karrierën.

Screenshot 2025-07-11 153957

PANORAMASPORT.AL