Largimi i Milinkoviç nga Partizani, në Ballkan e lidhin me ndeshjen: Klubi më i madh shqiptar shkarkon trajnerin serb para…
Shkarkimi i Mladen Milinkoviç nga Partizani u zyrtarizua të hënën, pas katër rezultateve negative. “Sportklub”, platformë e themeluar në Ballkan, e lidh me ndeshjen Serbi-Shqipëri një lajm të tillë.

“Klubi më i madh shqiptar shkarkon trajnerin serb para ndeshjes në Leskovac”, shkruhet në titullin e lajmit. Rastësia ka bërë që kjo javë të përkojë me sfidës mes dy vendeve, që do të luhet më 11 tetor prej orës 20:45.
Ndeshja në Leskovac do të jetë e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Shqipëri që ka një ndeshje më tepër të luajtur, aktualisht mban vendin e dytë. Serbia ndjek me 1 pikë më pak.
Skuadra kuqezi po vijon ndërkohë me përgatitjet në “Shtëpinë e Futbollit”. Aty ndodhet e grumbulluar prej ditës së hënë.
PANORAMASPORT.AL













