Lajmi më i mirë për Tiranën, por jo për Flamurtarin! FSHF zyrtarizon ndryshimin e rëndësishëm në garën për mbijetesë
Federata Shqiptare e Futbollit kishte publikuar prej kohësh axhendën për javën 32 të Abissnet Superiore. Siç edhe dihej, Dinamo-Tirana ishte programuar të hapte javën, pikërisht të premten më 17 prill në stadiumin “Air Albania”. Një sfidë që do të niste në orën 19:00.

FSHF ka zyrtarizuar një axhendë të re së fundmi ku Tirana mund të luajë pas sfidave që rivalë si Flamurtari dhe Vora kanë. Bardheblutë nuk do të hapin javën e 32-të.
Ndeshja është shtyrë për të shtunën, ora 19:00 në stadiumin “Air Albania”. Një ndeshje tjetër nuk do të luhet siç ishte programuar në fillim. Kështu Egnatia nuk do e presë Flamurtarin të shtunën në orën 19:00, por në 16:00.
SI ISHTE AXHENDA
E premte, 17.04.2026
Dinamo – Tirana ora 19:00
E shtunë, 18.04.2026
Vora – Vllaznia ora 16:00
Teuta – AF Elbasani ora 19:00
Egnatia – Flamurtari ora 19:00
E diel, 19.04.2026
Partizani – Bylis ora 19:00
SI U BË AXHENDA
E shtunë, 18.04.2026
Vora – Vllaznia ora 16:00
Egnatia – Flamurtari ora 16:00
Teuta – AF Elbasani ora 19:00
Dinamo-Tirana ora 19:00
E diel, 19.04.2026
Partizani – Bylis ora 19:00
PANORAMASPORT.AL













