Postuar: Gusht 4, 2025 | 23:59
Partizani zgjedh trajnerin e ri, kthehet pas 8 vitesh në Kategorinë Superiore
Partizani ka zgjedhur trajnerin e ri, Mlladen Milinkoviç është emri i përzgjedhur nga të kuqtë për të marrë drejtimin e skuadrës në këtë sezon.

Trajneri serb ka qenë prej ditësh në diskutime me klubin e kuq. Ai ishte një nga alternativat kryesore për të marrë drejtimin e skuadrës që kur u publikua për herë të parë emri i tij te “Panorama Sport”, duke pasur parasysh eksperiencën në futbollin tonë, ku ka drejtuar Luftëtarin e Kukësin, e sidomos sukseset që ka arritur me Buduçnostin në Malin e Zi ku është shpallur kampion.
Milinkoviç ka mbërritur sot në Tiranë për të takuar drejtuesit e klubit të kuq dhe zyrtarizimi pritet në vijim.
PANORAMASPORT.AL













