Lushnja gjen pasuesin e Ditmar Bicajt, firmos trajneri korçar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 3, 2026 | 22:42

Lushnja gjen pasuesin e Ditmar Bicajt, firmos trajneri korçar

Pas rezultateve jo të pritshme, Lushnja i dha duart teknikut Ditmar Bicaj pak kohë më parë duke lënë vendin bosh në pankinë. Pas mbledhjes së Këshillit Bashkiak dhe mes emrave të përfolur, është përcaktuar në krye të pankinës, një emër i njohur si trajner në Kategorinë e Parë dhe të Dytë.

Bledi Kadiu

Bledi Kadiu, trajneri i dal nga akademia e Dinamos ku drejtoi ekipin U21 në plotë 18 ndeshje. Pas performancës tek Dinamo U21, ai mer përsipër frenat e skuadrës së Luzi 2008 ku e drejtoi për plotë 10 ndeshje, ndërsa përsëri largohet nga drejtimi i skuadrës.

Pas disa kohësh pa ekip presidenti Albert Lusha i beson sërish drejtimin e skuadrës së Luzi 2008 deri para pak ditësh, ku në kampionat e drejtoi për katër ndeshje dhe më pas u largua pas një mori akuzash. Tashmë Kadiu do të nisë një aventurë të re në drejtimin e pankinës së Lushnjës.

PANORAMASPORT.AL