“Ky është lojtari kryesor i Egnatias”, Brahja pas fitores së kampionëve: Kampion dimri? Nuk është shumë objektiv, më mirë në fund
Egnatia u rikthye te fitoret. Kampionët e Shqipërisë mposhtën Vorën me rezultatin e pastër 2-0. Pas ndeshjes foli zëvendës trajneri Julian Brahja.

“Me thënë të drejtën sot performancë shumë e mirë. Ishin të gjithë të mobilizuar. Ndoshta nga humbja me Flamurtarin, që nuk e meritonim, ndoshta barazimi do ishte më i drejtë. Jam shumë i kënaqur me performancën që patëm.
Mungesa e Aleksit? Aleksi është kapiteni, lojtari kryesor, ne kemi 3 vite që bëjmë rotacion. Kemi 23 lojtarë dhe mundohemi t’i kemi të gjithë të gatshëm për lojë. Më shumë ishte për t’i dhënë pushim Aleksit.
I urojmë rikthim të shpejtë Tetovës. Na mungon.
Kjo është loja jonë, për hapjen e Fernandos në krahun e majtë dhe ngjitja e Ndrecës lart. Kjo është një nga rrugëdaljet, që ne e bëjmë gjithmonë.
Dinamo dhe Partizani? Shumë të forta, nuk ka ndeshje të lehtë. Do përgatisim Dinamon, do i marrim një nga një. Për ne nuk është shumë kjo pjesa kampion dimri.
Kampion në fund? Ajo është më e mira, objektivi”, u shpreh zëvendësuesi i Tetovës për “RTSH Sport”.
PANORAMASPORT.AL













