Postuar: Prill 8, 2026 | 22:37
KUPA E SHQIPËRISË/ Ndeshjet e kthimit ndahen në dy ditë, ja kur luhen sfidat vendimtare të gjysmëfinaleve
Kupa e Shqipërisë ka parë të luhet sot akti i parë i gjysmëfinaleve të saj, me duelet Dinamo-Vllaznia dhe Egnatia-Elbasani. Të dy takimet janë luajtur në të njëjtën orë dhe ironikisht përfunduan me rezultatin e njëjtë 1-1.

Por ndeshjet e kthimit do të ndahen në dy ditë të ndryshme sipas planit të FSHF. Ato do të luhen të ndara mes të mërkurës së 22 prillit dhe të enjtes një ditë më vonë.
Sipas planit, ndeshja e 22 prillit do të jetë ajo mes Elbasanit dhe Egnatias, e cila luhet në orën 19:00. Një ditë më vonë, në të njëjtën orë, luhet ndeshja në Shkodër mes Vllaznisë dhe Dinamos, nga e cila do të dalë emri që do të plotësojë çiftin finalist.
PANORAMASPORT.AL













