KUPA E SHQIPËRISË/ Caktohen çiftet e turit të dytë, përballje të zjarrta mes ekipeve të Kategorisë së Parë. Ja kush ndeshet me të Superiores

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 15, 2025 | 23:47

KUPA E SHQIPËRISË/ Caktohen çiftet e turit të dytë, përballje të zjarrta mes ekipeve të Kategorisë së Parë. Ja kush ndeshet me të Superiores

Ndeshjet e luajtura sot në Kupën e Shqipërisë kanë përcaktuar tablonë e turit të dytë të turneut me 16 skuadrat që do të ndeshen mes tyre për të vazhduar rrugëtimin në turne sipas skemës së paracaktuar në fillim të edicionit.

1706001851_kupaeshqiperise

Të dy skuadrat e Superiores kanë vazhduar më tej, ashtu siç pritej, me Vorën që tashmë do të matet me Sopotin i cili bëri surprizën ndaj Erzenit. Ndërsa Flamurtari do të luajë kundër Tomorit që u kualifikua pa luajtur për shkak të tërheqjes së Valbonës.

Ndërkohë, ndeshjet e tjera dhurojnë përballje shumë interesante me ekipet e Kategorisë së Parë që përballen mes tyre për të vazhduar rrugën në këtë aktivitet, ku në turin e tretë shtohen edhe ekipet e mbetura nga Superiorja.

TURI I DYTË

Skënderbeu – Iliria

Vora-Sopoti

Besa-Kukësi

Pogradeci-Korabi

Laçi-Luftëtari

Flamurtari-Tomori

Burreli-Kastrioti

Apolonia-Lushnja

PANORAMASPORT.AL