Kuota të pazakonta për Superioren, kompanitë e basteve tregojnë favoritët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 19, 2025 | 13:55

Kuota të pazakonta për Superioren, kompanitë e basteve tregojnë favoritët

Sot do të luhen tri ndeshje të vlefshme për javën e 17-të të Superiores. Kompanitë e basteve kanë kuotuar si zakonisht ndeshjet.

Kategoria-Superiore

Si rrallë herë për një ndeshje të Superiores, Dinamo shikohet favorite absolute përballë Vorës. Kështu fitorja për ekipin e Ilir Dajës kuotohet me 1.3, ndërsa ajo e Vorës kalon edhe 10.

Partizani po ashtu është zhvlerësuar për takimin që do luajë sot, pavarësisht formës së mirë. Triumfi i Egnatias kuotohet me 1.6, ndërsa i të kuqve me 5.2.

E vështirë të ndahet një favorit te Flamurtari-Teuta. Kështu fitorja e kuqezinjve në shtëpi kuotohet me 2.5. Për Teutën është vendosur koeficienti 3.

Dinamo – Vora

Screenshot 2025-12-19 134819

Egnatia – Partizani

Screenshot 2025-12-19 135709

Flamurtari – Teuta

Screenshot 2025-12-19 135636

PANORAMASPORT.AL