Postuar: Prill 5, 2019 | 12:49
Kriza financiare, largohet trajneri i radhës në Kategorinë e Parë
Bledar Sinella nuk është më trajner i Egnatias. Pas bojkotit të stervitjes nga lojtarët për rrogat e pa marra në këto tre muajt e fundit, ka dhënë dorëheqjen pak minuta më parë edhe vetë trajneri kavajas.

Lajmi konfirmohet për “Panorama Sport” nga vetë Sinella. Edhe pse drejtuesit e klubit rrogozhinas u premtuan lojtarëve një zgjidhje të shpejtë, mesa duket situata është rënduar edhe më tepër. Tashmë rrezikohet edhe paraqitja e ekipit në ndeshjen e nesërme në Lushnjë.













