Postuar: Nëntor 4, 2025 | 14:19
Kreu i Superiores vendoset në Rrogozhinë, FSHF cakton gjyqtarët për Egnatia-Vllaznia
Egnatia dhe Vllaznia do të masin forcat në orën 16:00. Ky takim është i vlefshëm për javën e dhjetë të Superiore, ndërsa vendos kreun në elitën e futbollit shqiptar.

FSHF ka vendosur për gjyqtarët e kësaj ndeshje. Kështu Juxhin Xhaja do të drejtojë takimin, ndërsa Rejdi Avdo dhe Erind Burgu qëndrojnë si asistentë.
Enea Jorgji qëndron në pozitën e gjyqtarit të katërt. Olsid Ferataj i është besuar VAR. Ky takim e gjen Vllazninë me 1 pikë më tepër se Egnatia.
EGNATIA-VLLAZNIA
Gjyqtar kryesor: Juxhin Xhaja
Asistent i parë: Rejdi Avdo
Asistent i dytë: Erind Burgu
Gjyqtar i katërt: Enea Jorgji
VAR: Olsid Ferataj
AVAR: Dorjan Maletaj
Delegat: Eraldi Shera
Vëzhgues: Arjan Mali
PANORAMASPORT.AL













