KRAHASIMI I RENDITJEVE/ Elbasani është super, humbin pikë vetëm skuadrat e kryeqytetit. SI ndryshoi situata brenda një viti në Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 15, 2025 | 19:18

KRAHASIMI I RENDITJEVE/ Elbasani është super, humbin pikë vetëm skuadrat e kryeqytetit. SI ndryshoi situata brenda një viti në Superiore

Java e 16 e Superiores është mbyllur me Elbasanin në kryesim, në një tabelë komplet të ndryshme në krahasim me një vit më parë, pasi verdheblutë janë ekipi që ka bërë hapin më cilësor duke shtuar ndjeshëm pikët në renditje.

superiore renditja

Në vitin e kaluar, pas 16 javëve të para ata kishin vetëm 21 pikë, ndërsa aktualisht kanë 32 të tilla. Elbasanasit ndiqet nga Egnatia, e cila vazhdon të përmirësojë statistikat e një viti më parë, me 4 pikë më shumë.

Teuta është një tjetër skuadër e përmirësuar ndjeshëm, me 6 pikë më shumë, ndërsa Bylisi ka 2 pikë e Vllaznia 1 pikë më shumë se në edicionin e kaluar.

Ato që kanë pësuar rënie janë skuadrat e kryeqytetit. E para është Tirana, që regjistron 9 pikë më pak se në sezonin e kaluar. Më pas është Partizani me 6 pikë më pak e në fund është Dinamo me 1 pikë më pak.

sfsdfsdfsdfdsfsdf

PANORAMASPORT.AL