Kotobelli i ka idetë e qarta: Në Shkodër shkojmë për pikë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 12, 2026 | 10:05

Kotobelli i ka idetë e qarta: Në Shkodër shkojmë për pikë

Në prag të përballjes së rëndësishme ndaj Vllaznisë në transfertë, kapiteni i Teutës, Blerim Kotobelli, flet për “Panorama Sport” mbi gjendjen e skuadrës, objektivat dhe sfidën në “Loro Boriçi”.

kotobelli

Kotobelli, si është atmosfera në skuadër para ndeshjes me Vllazninë?
Atmosfera është shumë e mirë. Kemi punuar fort gjatë javës dhe jemi të përqendruar maksimalisht. E dimë rëndësinë e kësaj ndeshjeje dhe jemi gati të japim maksimumin në fushë.

Luani në Shkodër, një transfertë gjithmonë e vështirë. Çfarë ndeshjeje prisni?
Në Shkodër nuk është kurrë e lehtë, sepse Vllaznia ka tifozëri të zjarrtë dhe një skuadër cilësore. Presim një ndeshje të fortë dhe të luftuar, por ne shkojmë atje për të marrë pikë.

Cilat janë pikat e forta të Teutës në këtë moment?
Grupi. Jemi shumë të bashkuar dhe kjo është arma jonë kryesore. Edhe në momentet e vështira kemi ditur të reagojmë si skuadër.

Si kapiten, çfarë mesazhi u jep shokëve të skuadrës para një sfide të tillë?
U them gjithmonë të jenë të përqendruar dhe të luftojnë për çdo top. Ndeshje të tilla fitohen me zemër dhe disiplinë taktike.

Një koment për kundërshtarin?
Vllaznia është një ekip i fortë, me lojtarë cilësorë dhe eksperiencë. Duhet të kemi shumë kujdes, por edhe t’i shfrytëzojmë hapësirat që do të krijohen.

Objektivi i Teutës për këtë ndeshje?
Objektivi është i qartë: të mos dalim pa pikë. Nëse jemi të përqendruar, mund të marrim një rezultat pozitiv.

Dhe në fund, një mesazh për tifozët?
Tifozët tanë janë gjithmonë pranë nesh. U premtojmë që do japim gjithçka në fushë për t’i bërë krenarë.

ZAMIR QYPI – PANORAMASPORT.AL